Manchester City ka bërë një tjetër transferim në këtë merkato dimri, kësaj here për 70 milionë Euro për një sulmues. Klubi anglez mori egjiptianin Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt.

Marmoush, për të cilin ekipi gjerman nuk pagoi asgjë në 2023 firmosi një kontratë 4 vite e gjysmë me Manchester City. 25-vjeçari largohet nga Bundesliga si një nga golashënuesit më të mirë të këtij sezoni dhe do të nisë një aventurë të rëndësishme në Premier League.

Omar Marmoush është aktivizuar me ekipe në Egjipt dhe Gjermani. Manchester City deri më tani ka shpenzuar 140 milionë Euro për 3 lojtarë të afruar në merkaton e Janarit.

Tv Klan