Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar eshtrat e një “magjistari-mjek” shumë të aftë që trajtoi faraonët rreth 4 mijë vjet më parë.

Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve njoftoi zbulimin e varrit mijëvjeçar në Saqqara. Varri përmban gdhendje dhe vizatime të veçanta me ngjyra të ndezura.

“Varri është zbukuruar me gdhendje mahnitëse dhe vepra arti, duke përfshirë këtu dhe një derë false”, than ë një prononcim për mediat ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikiteteve.

Nga gdhendjet në varr, arkeologët arritën në përfundimin se ai i përkiste mjekut “Teti Neb Fu”, i cili jetoi gjatë mbretërimit të Pepe II të dinastisë së gjashtë. Pikërisht midis viteve 2305 para Krishtit dhe 2118 para Krishtit.

Mbishkrimet në varrin e tij tregonin gjithashtu se “Teti Neb Fu” ishte mjaft i njohur për ato vite dhe se mbante një sërë titujsh si “mjek i përgjithshëm i pallatit”, “prift” apo “magjistar”. Ai kishte të ngjarë të ishte një ekspert sa i përkiste trajtimit të helmimit nga gjarpërinjtë apo akrepat.

Ky zbulim i ri arkeologjik ofron njohuri të reja në kulturën dhe jetën e përditshme të Egjiptianëve të lashtë. Arkeologët ndërkaq gjetën dhe disa varre të treja të anëtarëve të tjerë oborrit mbretëror, të cilët ishin të varrosur pranë faraonit Pepe II dhe gruas të tij./tvklan.al