Përgatitjet e Kombëtares për ndeshjet e kualifikuese të Botërorit 2026 me Anglinë dhe Andorrën nisin zyrtarisht të hënën, por një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur.
Mes tyre janë edhe debutuesit Juljan Shehu dhe Etnik Brruti. Grupi pritet të plotësohet me kalimin e orëve deri para stërvitjes së parë atë që do të mbahet në orën 16:30 të ditës së hënë.
Kuqezinjtë kanë mungesa për shkak dëmtimesh, por edhe për disa futbollistë të cilët janë thirrur do të shikohet forma e tyre, pasi sapo janë kthyer në fushën e lojës.
Në këto kushte Shqipëria do ta nisë fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj ekipit të fortë të grupit Anglisë, më 21 mars në Londër.
3 ditë më vonë do të jetë radha e Andorrës në shtëpi. Dy ndeshje tepër të ndryshme për mënyrën se si duhen përgatitur për të marrë maksimumin. Takimet e Kombëtares do t’i ndiqni në TV Klan.
Tv Klan