Presidenti Bajram Begaj reagoi në rrjetet sociale pas armëpushimit që u arrit mes Hamasit dhe Izraelit në Gaza.
Begaj përshëndet marrëveshjen mes palëve si dhe vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit nga SHBA-ja, Katari, Egjipit dhe të tjerëve në lidhje me këtë çështje.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi kreu i shtetit në llogarinë e tij në X.
Marrëveshja përfshin një armëpushim të plotë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi.
Ndërkohë Izraeli do të lirojë të burgosurit palestinezë në këmbim. Ajo do të jetë e ndarë në tre faza./tvklan.al
Welcomed the ceasefire agreement in Gaza, marking an end to over 15 months of conflict.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 16, 2025
I applaud the mediation efforts of the United States, Qatar, Egypt and others.
Full implementation of the agreement is essential for a lasting peace and relief for those affected in the…