#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Po mbaron, po vdes!” Gabimi i mjekëve thuajse i kushtoi jetën: Harruan placentën, rashë në koma
Liliana jeton prej 23 vjetësh në Itali me familjen e saj. Me bashkëshortin, tregon ajo në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u njohën me shkuesi. Sot janë prindër të dy fëmijëve, por ajo ndalet në momentin e ardhjes në jetë të djalit, Andreas.
Momenti më i bukur i jetës nuk u shijua dot siç duhet nga Liliana. Lindja shkoi shumë mirë, por një gabim i mjekëve thuajse i kushtoi jetën e përfundoi në koma.
Liliana: Shkova për të lindur. Në momentin kur lindi djali shkoi mirë, linda mirë, pastaj më mbrapa u sëmura sepse gjatë lindjes po ndërrohej turni kështu që për fat të keq ndodhi diçka që nuk duhet të ndodhte.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë gjatë lindjes po ndërrohej turni?
Liliana: Po ndërrohej turni.
Ardit Gjebrea: Edhe?
Liliana: Ato për momentin harruan placentën brenda dhe u larguan, e harruan, aty ku ishte fëmija. Turni i dytë kur erdhi infermierja, vuri dy duart në kokë dhe tha “po mbaron zonja, po vdes”. Erdhi doktori, erdhën të gjithë, bënë atë që do të bënin dhe më çuan te dhoma pastaj. Atje te dhoma erdhi kunata ime dhe doktori i tha që sonte nuk duhet ta lini vetëm. Erdhi një kushërirë imja atë natë, ndenji me mua dhe për momentin as unë nuk e di, ka qenë ora 10 e darkës, kalova në gjendje kome.
“Isha e veshur me të bardha, fluturoja”, ‘takimi’ i Lilianës me vdekjen: Një zë më riktheu në jetë…
Një grua që pret të bëhet nënë për herë të parë përjeton gëzimin më të madh në jetë. Për Lilianën, kjo ndjesi nuk qe ndryshe, por ajo që do të ndodhte pas lindjes së djalit ishte thuajse një ‘takim’ me vdekjen.
Ajo ndan me rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kujtimin e asaj dite. Pasi lindi fëmijën, mjekët harruan t’i hiqnin placentën dhe pas disa orësh, kaloi në gjendje kome. Liliana kujton se çfarë ndodhi gjatë atyre 3 orëve që zgjati gjendja e saj dhe zërin që e riktheu në jetë.
Liliana: Shkova për të lindur. Në momentin kur lindi djali shkoi mirë, linda mirë, pastaj më mbrapa u sëmura sepse gjatë lindjes po ndërrohej turni kështu që për fat të keq ndodhi diçka që nuk duhet të ndodhte.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë gjatë lindjes po ndërrohej turni?
Liliana: Po ndërrohej turni.
Ardit Gjebrea: Edhe?
Liliana: Ato për momentin harruan placentën brenda dhe u larguan, e harruan, aty ku ishte fëmija. Turni i dytë kur erdhi infermierja, vuri dy duart në kokë dhe tha “po mbaron zonja, po vdes”. Erdhi doktori, erdhën të gjithë, bënë atë që do të bënin dhe më çuan te dhoma pastaj. Atje te dhoma erdhi kunata ime dhe doktori i tha që sonte nuk duhet ta lini vetëm. Erdhi një kushërirë imja atë natë, ndenji me mua dhe për momentin as unë nuk e di, ka qenë ora 10 e darkës, kalova në gjendje kome.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodh kur kalon njeriu në gjendje kome, të kujtohet apo s’të kujtohet?
Liliana: Po, më kujtohet si sot Ardit.
Ardit Gjebrea: Po?
Liliana: Isha e veshur me të bardha…
Ardit Gjebrea: E pe veten të veshur me të bardha?
Liliana: Dhe fluturoja, ecja, sipër luleve ku ishin të gjitha ngjyrat.
Ardit Gjebrea: Çfarë thua?
Liliana: Po, dhe e mbaj mend si sot. Ecja dhe ishte rruga pafund. Pas 3 orëve se këtë më tregoi kushërira ime, 3 orë kam ndenjur, vetëm se kam dëgjuar zërin e djalit, një zë fëmije që po qante dhe zëri i atij fëmije ishte djali im. Ai më zgjoi.
Ardit Gjebrea: Ai të ktheu në jetë?
Liliana: Më ktheu në jetë… dhe prandaj kam një lidhje kaq shumë të fortë me Andrean.
Një kërkesë nga nëna dhe një ftesë nga Ardit Gjebrea, nuk reshtin surprizat për Andrean
Lidhja mes nënës e fëmijës është gjithnjë unike, por në rastin e Lilianës dhe Andreas ka edhe një karakteristikë tjetër. Ishte e qara e tij ajo që e ktheu Lilianën në jetë kur përjetoi gjendje kome dhe Andrea është pika e saj e dobët.
Djali është arsyeja pse Liliana ka ardhur nga Italia në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sa i përkushtuar e i kujdesshëm është Andrea, si përpiqet që të jetë gjithnjë krah familjes. Liliana kërkon që ai ‘të çlirohet’ pak nga këto përgjegjësi dhe të jetojë të 20-at ashtu siç duhet.
Liliana: Andrea, nuk të shkonte mendja kurrë që do të isha unë?
Andrea: Unë e mendova dje në darkë sepse thashë okej ka ardhur mami, pastaj thashë të mos e mendoj shumë se nesër do e zbuloj kështu që shkova e fjeta gjumë.
Ardit Gjebrea: Mirë e bëre!
Liliana: Sot jam këtu zemra e mamit sepse e di që ti je një fëmijë shumë i mirë, shumë i edukuar dhe që mendon shumë për familjen, që nuk e harxhon lekun, që kudjesesh për çdo gjë për familjen. Ka ardhur momenti që ta shijosh edhe ti jetën ashtu siç duhet dhe ta realizosh dëshirën tënde që ke ti për këngën, muzikën, këtë kërkoj nga ti.
Këtë kërkesë të nënës, Andrea premtoi ta realizonte. Gjatë rrëfimit të saj, Liliana përmendi se Andrea shkruan këngë. Kur erdhi në studio, ai e konfirmoi duke thënë se ka realizuar disa këngë në italisht, por veç aq. Në programin ku realizohen dëshirat, Andrea mori një ftesë speciale nga drejtuesi i tij, Ardit Gjebrea.
Ardit Gjebrea: Po nuk i morëm premtimin Andreas! Mami kërkon që ti të shikosh pak jetën tënde, të dalësh, të shpenzosh paratë…
Andrea: Do ta bëj!
Ardit Gjebrea: Do ta bësh?
Andrea: Po, premtoj.
Ardit Gjebrea: Je e lumtur?
Liliana: Jam shumë e lumtur.
Ardit Gjebrea: Dhe të merresh me këngët.
Andrea: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Dhe na i dërgo dhe ndonjjëherë të jesh i ftuar te “E Diela Shqiptare” për të realizuar këngët e tua, pse joj? Se te “Kënga Magjike” duhet në shqip, por nëse do në italisht, eja dhe na e interpreto në gjuhën italiane, s’ka asnjë problem. Të ftojmë, kur ta bësh gati na thuaj dhe vjen te rubrika “Të Panjohurit“ që është familjare edhe për ju. Ja ku u bë!
/tvklan.al