Ukraina duhet të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë. Në një intervistë në radio presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy pranoi se situata në fushën e betejës në Ukrainën lindore është e vështirë dhe Rusia po bën përparime. Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i interesuar për një marrëveshje paqeje.

“Unë, si president i Ukrainës, do ta marr seriozisht një bisedë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me gjithë respektin e duhur për çdo rrethanë, për popullin. Nga ana jonë, ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”.

Zelenskiy tha se legjislacioni amerikan e pengon atë të takohet me Presidentin e zgjedhur Donald Trump përpara inaugurimit të tij në janarin e ardhshëm. Ndërkaq pas telefonatës mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Zelenskiy tha se kjo ka hapur “kutinë e Pandorës” duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus. Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin në bisedën e tyre të parë telefonike në gati dy vjet që të tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të fillojë bisedimet me Kievin.

Klan News