Dea dhe Albioni janë çifti i parë që kanë dalë nga Love Story! Konkurrenti nga Kosova mundi që t’ia rrëmbente zemrën fronistes dhe ditën e Shën Valentinit gjatë spektaklit të së hënës i dhanë premtimet njëri-tjetrit.

Një ditë më pas, çifti ka rrëfyer në Love Story Talk emocionet se çfarë ka ndodhur. Dea u shpreh se tashmë të dy do të kenë më shumë kohë dhe hapësirë që të njohin njëri tjetrin.

Ndërkohë, Albioni ka thënë se mëngjesi i sotëm ka qenë më i miri deri më tani për të pasi është zgjuar me Dean!

Eni Shehu: Si është të zgjohesh me Dean në mëngjes?

Albioni: Mëngjesi im më i mirë deri më tani ka qenë sot. Kështu që shumë mirë

Dea: Sa turp, unë po skuqem ndërkohë!/tvklan.al