Dea dhe Albioni përzgjodhën njëri-tjetrin dhe kanë dalë çift nga emisioni i dashurisë, Love Story. Opinionistja Zhaklinë Lekatari, e cila ka ndjekur përgjatë gjithë këtyre muajve romancën mes të dyve thotë se vërtetësia dhe ndjenja mes të dyve ekziston.

Madje ajo thotë se dashuria e tyre i ka bërë edhe të tjerët paksa xhelozë, pasi të gjithë e duan një dashuri si e Albionit me Dean.

Edhe nëse do ta kishim strukturuar kështu, ndoshta kaq perfekt nuk do ndodhte. Edhe largimi për Shën Valentin! Unë besoj që vërtetësia dhe ndjenja përçojnë tek ata që duan ta përjetojnë. Ndoshta ka skeptikë që thonë është e sajuar, është program televiziv, aktrojnë, puthen. Ja tani do duket sikur do largohen për Shën Valentin, por jo, është e vërtetë dhe ne që jemi përditë dhe i shohim pas kamerave, edhe bëhemi gati… Edhe bëhemi pak xhelozë po. Edhe malli do na marrë. Edhe ne e duam një dashuri të tillë. Edhe unë e dua njërin që të më thotë që të kam trajtuar si princeshë që ditën e parë. Edhe detaji që janë kapur dorë për  dore dhe si shihen me njëri tjetrin e vulos dhe është një provë e dashurisë së tyre që ne po përjetojmë”, tha Zhaklinë./tvklan.al