Sezoni i këtij viti i Love Story u mbyll ashtu siç i ka hije një programi dashurie. Eni dhe Katerina janë zyrtarisht çift dhe vendosën që ta vazhdojnë edhe jashtë programit lidhjen e tyre.
Fronistja kishte përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për Enin. Fillimisht Katerina i kishte vendosur një sfidë, ku ai do të rendiste takimet nga i pari tek i fundit.
Askush nuk e priste që pasi të ktheheshin nga pas të gjitha kornizat me fotot e takimeve aty të shkruhej: Të dua!
“Ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja”, tha më pas Eni.
Konkurrenti u shpreh se ndjenjat e tij do të shtohen për Katerinën gjithnjë e më shumë.
“Uroj që të të kem tek zemra ime dhe gjithmonë pranë meje”, tha Eni./tvklan.al