12 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 110 testime që janë kryer.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive janë 5 në Tiranë, 4 raste në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Prill 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 110
Testime totale 2,052,830
Raste pozitive 334,082
Raste të shëruara 330,303
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Vlorë 14
Shkodër. 6
Fier 5
Elbasan. 4
Korçë. 1