1 viktime e 10 të plagosur, makinat e dëmtuara përgjatë 1 kilometri
Mbi 130 automjete u përfshinë në një aksident të madh automobilistik në Japoni. Shkak, ngricat dhe stuhia masive e dëborës që ka mbërthyer vendin. Për pasojë një drejtues humbi jetën dhe 10 persona të tjerë u plagosën, në ngjarjen ku u përfshinë të paktën 200 njerëz.
Ngjarja ndodhi në një autostradë në prefekturën e Mijagit rreth orës 3 të pasdites të kësaj të Marte me orën lokale. Aksidentet u shtrinë përgjatë 1 kilometri të autostradës. Autoritetet bllokuan një pjesë të saj për disa orë, duke kufizuar kalimin e automjeteve.
Në të pjesën më të madhe të vendit, shpejtësia maksimale e lëvizjes në korsitë e shpejta është reduktuar nga 100 në 50 kilometër në orë. Muajin e kaluar, mbi 1 mijë automjete mbetën të bllokuara për dy ditë në një tjetër autostradë japoneze pasi ekipet e emergjencës e patën të pamundur të pastronin dëborën që tejkalonte lartësinë e një fadrome.
Tv Klan