Programi i rindërtimit, Rama bashkëbisedim me kryetarët e bashkive
Mbi 4800 familje në Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin do të marrin pagesat e granteve për të riparuar dëmet që ju krijoi nëpër banesa tërmeti I 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me kryetarët e të 3 bashkive, tha se ky program ka mbi 20 mije përfitues në të gjitha zonat e prekura.
“Në total nga dëmet në këto zona ka 20 mijë përfitues dhe shuma totale është 76 milion dollarë, si rezultat i vazhdimit të të gjitha nevojave, ne parashikojmë që do të kalojë 80 milionë dollarë…”
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se në fund të shtatorit, në të trija këto bashki, do të nisë puna për ndërtimin e banesave kolektive. Puna vijon edhe në bashkitë e tjera.
“Tani që flasim janë 7.6 miliardë lekë ose 76 milionë dollarë të alokuara në proces shpërndarje në të 11 bashkitë. Janë 143 shkolla, një pjesë e të cilave në rindërtim e sipër, pjesa tjetër në projekte të detajuara”.
Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin përfitojnë gjithashtu nga programi i rindërtimit të objekteve arsimore si dhe ai i zonave për zhvillim.
Tv Klan