Ka nisur hedhja e shortit për apartamentet e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në zonën e kombinatit në Tiranë.
Zona në të cilën ende po kryen punime për projektin, është inspektuar nga kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Ministri Goxhaja akuzoi opozitën për pengim të procesit të rindertimit në zonën e Kombinatit.
“Ka pasur dhe shumë politikë brenda, janë futur shumë partiçka, kanë futur njerëz, kanë futur dy tre … kanë hapur disa kërkesa, pra dje kanë bërë disa bllokime dhe ato kanë bllokuar me vite një pjesë të mirë të banorëve” tha Blendi Gonxhja.
Kryeministri Rama nuk i kurseu kritikat për gjykatat të cilat kanë marrë vendime në lidhje me pronat në zonën ku është zhvilluar procesi i rindërtimit.
“Për fat të keq janë marrë peng disa zhvillime nga gjykatës komplet të papërgjegjshëm dhe vonesat këtu në Kombinatë është lidhur pikërisht me një lojë e bërë nga individë të caktuar brenda gjykatës dhe mashave politike kanë bërë duke bërë gjërat sipas kalendarit dhe pa këto pengesat artificiale, sot do të kishin përfunduar”, tha Kryeministri Rama.
Nuk munguan as bashkebisedimet me qytetarët që ndodheshin pranë zonës ku po kryen punimet në kuadër të rindërtimit.
“Durim, durim se siç po e shifni të gjithë shtëpitë do t’i marrin, më të forta, më të bukura, më të mirë, më të mëdhaja se ato që kishin. Edhe falas, se ka rëndësi kjo falas”, tha kryeministri Rama.
Hedhja e shortit në zonën e Kombinatit do të bëhet për 500 apartamente të reja që janë rindërtuar pas termetit.
Klan News