Sot është 20-vjetori i anëtarësimit të Hungarisë në Bashkimi Evropian, por qeveria nuk sheh arsye për të festuar. János Bóka, Sekretari i Shtetit të Hungarisë për çështjet e BE-së, në një konferencë kushtuar dy dekadave të anëtarësimit të Hungarisë, tha se operacionet e BE-së dhe rolet e saj duhet të kishin një të ardhme më kuptimplotë. Në fjalën e tij nuk kurseu as kritikat ndaj Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian duke i akuzuar ato se ndjekin një agjendë politike që është në kundërshtim me atë të vendeve anëtare në BE.
Duke lënë mënjanë falënderimet dhe mirënjohjen, Boka tha se detyra e Hungarisë në vijim do të jetë të vëzhgojë në mënyrë kritike punën e institucioneve të Bashkimit Evropian.
“Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian duhet të zëvendësohen pasi ata nuk meritojnë një shans tjetër pas zgjedhjeve të afërta të Parlamentit Evropian”- tha në fjalën e tij sekretari Boka.
Udhëheqësi nacionalist po përballet me një nga situatat më të vështira gjatë gjithë qeverisjes së tij 14-vjeçare, pasi ekonomia e Hungarisë vitet e fundit është në rënie, dhe niveli i papunësisë është rritur.
Pavarësisht këtyre sfidave, Fidesz i Orbanit mbetet partia më e popullarizuar në Hungari, por shfaqja e zyrtarit Peter Magyar në skenën politike si një kritik i zëshëm përbën një kërcënim për postin e kryeministrit hungarez./tvklan.al