Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu me origjinë shqiptare ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Kretë.
25-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar një motor, kur në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.
Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:15 të mëngjesit pranë fshatit Adele në Rethymno.
Sipas informacioneve paraprake, i riu nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit.
Ambulanca ka dërguar 25-vjeçarin në spitalin e Rethymnos, ku fatkeqësisht është konstatuar vdekja e tij./tvklan.al