Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti. Lidhur me ngjarjen, në një konferencë për mediat kanë folur shefja e pediatrisë Greta Naraçi dhe drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni.

Mjeku Halluni ka theksuar se fëmija është paraqitur me të vjella dhe pas dy orësh familjarëve i është propozuar që fëmija të shtrohet, por babi nuk ka pranuar duke firmosur për ta marrë fëmijën në shtëpi. Ndërkohë mjeku shton se të nesërmen fëmija është paraqitur thuajse pa shenja jete në spital.

“Ngushëllime për humbjen e jetës së fëmijës familjes Hasmegaj. Është paraqitur me të vjella të premten, është trajtuar nga mjekja sipas protokollit, pas dy orësh familjarëve i është propozuar që fëmija të shtrohet. Babai ka firmosur për të marrë fëmijën në shtëpi duke firmosur në kartele. Të nesërmen fëmija është paraqitur thuajse pa shenja jete në spital. 5 mjek janë përpjekur të bëjnë reminimin, por pas 45 minutash ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash ka ardhur motra 8-vjeçare dhe mjekët kanë vendosur ta transportojnë në njësinë intensive të QSUT. Janë njoftuar organet për të bërë diagnozën. Akoma nuk ka aktekzpertizë po punojnë në mënyre intensive për ta zbuluar rastin”, shprehet drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni.

Ndërkohë shefja e pediatrisë, Greta Naraçi teksa tregon gjithashtu gjendjen në të cilën fëmija ka mbërritur në spital, shton se në kartelë prindërit kanë mohuar se fëmijët mund të kishin konsumuar diçka.

“Në momentin që fëmija ka ardhur në spital të shtunën në mëngjes ka patur insult kardiak në gjendje thuajse pa shenja jete. Shok kardiak është insufiçenc kardiake që mund të ndodhin për shumë arsye, në kartelë prindërit kanë mohuar se mund të kishin konsumuar diçka. Jo çdo prind duhet të firmosin, por bëhet kur verehet rrezik”, shprehet shefja e pediatrisë, Greta Naraçi

Ndër të tjera mjeku Halluni thekson sei është kërkuar edhe nënës së fëmijëve e cila ndodhet në muajin e fundit të shtatzanisë që të shtrohet në spitalin rajonal për të qenë nën kujdesin e mjekëve.

“Nëna shtatzënë është në fund të shtatzanisë. I është kërkuar nga mjekët që të vijë në spital dhe të shtrohet në spitalin rajonal për të qenë nën kujdesin e mjekëve”, tha mjeku Halluni./tvklan.al