Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron, të cilin e gjeti fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mosdeklarimit të pasurisë”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite heqje lirie. Ai kërkoi pafajësi gjatë mbrojtjes duke mohuar të ketë shkelur ligjin në privatizimin e 2 pronave në Himarë.
Gjykata gjeti fajtor se kanë shpërdoruar detyrën edhe 2 ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, të cilët i dënoi respektivisht me nga 2 dhe 3 vite burg. Edhe ata do të përfitojnë ulje të dënimit.
3 të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe po gjykohen se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.
Në vendimin e kësaj të enjte, Gjykata e Posaçme konfiskoi dy pronat për të cilat SPAK thotë se u lejua tjetërsimi në kundërshtim me ligjin dhe një apartament.
Tv Klan