Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe dënimin e tij me 3 vite burg.
Referuar hetimeve të SPAK ai është fajtor për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të pasurisë.
Goro po gjykohet me procedurë të shkurtuar dhe nëse gjendet fajtor sipas kërkesës së Prokurorisë do të përfitojë ulje të dënimit.
3 vite burg u kërkua për ish-zyrtarin tjetër të Bashkisë Jerasimo Basho, 2 vite heqje lirie për ish-zyrtarin e Hipotekës në Vlorë, Vezir Gjikokajn, të bashkëpandehur me Goron për “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, SPAK kërkoi edhe konfiskim e 2 pasurive, tokë dhe një apartament.
Ata u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe po gjykohen se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.
Jorgo Goro ndodhet në qeli që prej 23 marsit 2024-ës dhe gjatë procesit i ka mohuar akuzat.
Tv Klan