Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-efektivin e policisë Arian Tase, si fajtor vdekjen 7-vjeçares Jonada Avdia, në Potam të Himarës, nga përplasja me një skaf.

Tase u gjet fajtor edhe nga Shkalla e Dytë për vrasje me dashje, ndërkohë do të përfitojë ulje të dënimit në 12 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ish-efektivi i policisë akuzohet se duke mos respektuar perimetrin e sigurisë iu afrua zonës së bregut ku e mitura ishte duke u larë në det me babanë e saj.

Dëshmitarët treguan për hetuesit se skafi bëri një kthesë të menjëhershme duke goditur 7-vjeçaren me helikat e tij.

Për këtë ngjarje të regjistruar në 2 gusht të 2022, u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.  

Familja e Jonadës, me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli, por ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Tv Klan