Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-kryebashkiakun për shpërdorim detyre në dy raste.
Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me dy ish-drejtorët e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha se kanë përcjellë te institucione të tjera dokumentet të falsifikuara për një pronë mbi 5,500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.
Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe toke bujqësore mbi 5 mije metër katrore, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.
Më pas, kjo pronë është shitur te investitorët duke u dhënë edhe një leje ndërtimi për një kompleks turistik.
Jorgo Goro u arrestua në Mars të vitit të shkuar, ndërsa gjatë seancave gjyqësore i ka mohuar akuzat.
Klan News