Një fëmijë 3 vjeç është mbytur në pishinën e rezidencës ku banonte në Antalja të Turqisë.
Sipas informacioneve mediatike, Mehmet Can Karaca, të cilin e ëma ia kishte lënë nën përkujdesje fqinjës, nisi të lahej në pishinën e rezidencës sëbashku me të vëllain 8-vjeçar, rreth orës 17:30 të së shtunës
Ka mjaftuar një pakujdesi e vogël e fqinjës që vogëlushi të hiqte nga krahët ndihmëset plastike dhe të kalonte në pjesën për të rritur të pishinës pa u vënë re nga ajo.
Fqinjët që e panë teksa zhytej në ujë ndërhynë menjëherë dhe e nxorën nga pishina të voglin ndërsa me ambulancë e dërguan në Spitalin Shtetëror të Antalyas, ku pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të mjekëve, humbi jetën mëngjesin e së dielës.
Trupi i 3-vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë teksa autoritetet po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Familjarët akuzojnë kompaninë ndërtuese dhe menaxhuese të kompleksit lidhur me lehtësinë me të cilën fëmijët mund të kalojnë nga pjesa për fëmijë tek pjesa për të rritur e pishinës. /tvklan.al