Një djalë i ri ka ndërruar jetë teksa ishte duke luajtur së bashku me tre fëmijë të tjerë në pishinë, raportojnë mediat britanike. I riu thuhet se është sëmurur papritur, ndërsa ishte në parkun e pushimeve në Longleat Forest pranë qytetit Warminster.
Media britanike “The Sun”, raporton se kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje ata që kanë dhënë lajmin si i riu nuk ishte ndjerë mirë dhe më pas ka ndërruar jetë. Edhe pse përpjekjet e njerëzve që ishin në pishinë si dhe të stafit mjekësor kanë qenë të menjëhershme, ato rezultuan të kota, pasi trupi i tij nuk pati asnjë reagim.
Dhjetëra familje që ishin në resort janë tronditur kur morën vesh për ngjarjen tragjike. Nuk kanë munguar kritikat kundrejt menaxhimit të Center Parcs, por sipas tyre ata bënë të pamundur për ta kthyer në jetë djalin. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes tragjike.
Në një deklaratë, Center Parcs kanë shprehur trishtimin për humbjen e të riut të shtunën e kaluar. /tvklan.al