Restaurimi kap vlerën 160 milionë Euro por projekti ka hasur vështirësi nga pandemia dhe ndotja nga plumbi
Parisi shënon përvjetorin e tretë të zjarrit që shkatërroi katedralen e tij Notre Dame.
Zjarri, i cili ndodhi më 15 Prill 2019, shkaktoi shembjen e çatisë dhe majës së monumentit gotik, megjithëse kambanaret kryesore dhe muret e jashtme si dhe disa relike fetare dhe vepra arti të çmuara u shpëtuan nga zjarrfikësit.
U deshën 400 zjarrfikës dhe 14 orë për të shuar flakët. Kur shpërtheu zjarri, punimet e mirëmbajtjes ishin duke u zhvilluar në majën e katedrales. Shtyllat metalike të skelave u shkrinë nga zjarri.
Zjarri shkriu qindra ton plumb në majën dhe çatinë e katedrales, e cila përmbante më shumë se 450 ton metal. Presidenti francez Emmanuel Macron kishte vendosur një objektiv prej pesë vitesh për restaurimin e katedrales dhe ta kishte gati për Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
Pasi punimet u shtynë për shkak të bllokimit të Covid-19, sigurimi i strukturës u përfundua në fund të vitit të kaluar. Këto punime përfshinin përforcimin e qemereve të dëmtuara nga zjarri me korniza gjigante prej druri në formë harku.
Restaurimi kap vlerën prej 160 milion Euro, por projekti ka hasur disa vështirësi gjatë zbatimit ndikuar edhe nga ndotja e madhe që vjen nga plumbi gjatë punimeve. Rreth 200 artizanë, teknikë dhe studiues po garojnë për ta kthyer Notre Dame në lavdinë e saj të dikurshme, një përpjekje monumentale mbështetur nga 833 milionë Eëuro në donacione nga e gjithë bota.
Klan News