345 biznese të pezulluara vitin e kaluar
Mungesa e protokollit të sigurisë anti – covid i kushtoi 345 bizneseve në vend pezullimin e përkohshëm të aktivitetit, gjatë periudhës 12 Mars deri në 20 Dhjetor.
Në 8 muaj, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kreu mbi 370.000 kontrolle dhe ndërmori në total 889 masa administrative, 544 prej të cilave gjoba në Lekë. Bizneset më të gjobitura janë bar – kafenetë dhe dyqanet ushqimore me shumicë dhe pakicë.
Institucionet publike rezultojnë po ashtu në listën e subjekteve që e zbatojnë më pak protokollin e sigurisë anti – covid. Vetëm në 2 javët e fundit të Dhjetorit ISHSH pezulloi nga aktiviteti i tyre fizik 10 institucione.
Puna në mjedise të mbyllura dhe në kolektiv, e rrit mundësinë e krijimit të vatrave infektive, ndaj mungesa e maskës dhe e kushteve higjeno – santitare solli penalizimin e tyre.
I njëjti vendim u mor edhe për 3 fasoneri, 3 kompani nafte dhe 4 institucione arsimore.
Tv Klan