Maji do të sjellë shumë ndryshime në jetën tuaj. Por janë 4 data që do “shenjojnë” për disa shenja të zodiakut. Hidhuni një sy!
E enjte, 15 Maj – Demi
Mërkuri kalon te Demi në këtë datë, sugjerohet të komunikoni me partnerin dhe të reflektoni mbi veprimet tuaja. Është fiks momenti për të rregulluar marrëdhëniet që mund të jenë në ngërç, apo për të arritur një marrëveshje. Planet që bëni sot, janë ëndrra që mund të jetoni nesër!
E martë, 21 Maj – Binjakët
Fillon sezoni i Binjakëve dhe papritmas ka kaq shumë gjëra për të thënë. Është momenti për një tjetër qasje, bëhuni më social dhe argëtohuni sa më shumë. Dashuria duhet të jetë në fokusin tuaj.
Shijoni bisedat e mbrëmjes me partnerin tuaj, shkoni në një udhëtim në fundjavë ose planifikoni diçka të re së bashku.
E enjte, 23 Maj- Shigjetari
Hëna e Plotë në Shigjetar ndodh përballë Diellit te Binjakët. Ky kontrast mund t’ju ndihmojë të gjeni një ekuilibër midis përgjegjësive dhe dëshirës për të përjetuar gjithçka sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë për beqarët, ka një romancë në horizont të cilës duhet t’i thoni “Po”.
E shtunë, 25 Maj – Binjakët, Shigjetari, Peshqit dhe Ujori
Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të largohet nga Demi dhe do të zhvendoset te Binjakët më 25 Maj. Këta të fundit do të nxjerrin në pah çështjet që lidhen me komunikimin, ndërsa disa shenja të tjera si Shigjetari, Peshqit dhe Ujori do ta ndiejnë ndikimin më së shumti në sferën romantike./tvklan.al