Moti i keq ka shkaktuar problemet e para në Europën qëndrore. Në Rumani, si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut, 4 persona kanë humbur jetën.

Trupat e pajetë u gjetën në rajonin juglindor të Galatit gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

Situatë e vështirë nga vërshimet paraqitet edhe në Çeki e Poloni.

Në Pragë janë ngritur barrierat e përmbytjeve.

Kurse në Poloni kanë nisur evakuimet pas rritjes së nivelit të lumenjve.

“Situata duket shumë e keqe. Parashikimet për nivelin e lumenjve janë të këqija. Kemi situatë të vështirë në 4 lumenj duke kërcënuar me evakuime dhe dëmtime në disa qytete”, tha ministri i Brendshëm i Polonisë.

Cikloni “Boris” që ka goditur Europën qëndrore prej të enjtes, ka shkaktuar erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm në Poloni, Austri, Çeki, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

/tvklan.al