Të paktën 7 persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së një treni me një kamion në Poloni.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se shkak për aksidentin është bërë sjellja e shoferit të kamionit i cili nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore.

Aksidenti shkaktoi vonesa të trenave duke lënë të bllokuar qindra pasagjerë.

Klan News