Me pak fantazi mund të argëtohesh edhe në momente fatkeqësie natyrore. Nga helikopteri mes pamjeve të filmuara nga zonat e përmbytura në Britaninë e Madhe është shfaqur edhe një banor i Leicestershire që po bënte serf.
Rruga e këtij fshati e mbuluar totalisht nga uji i është përshtatur mjaft mirë teksa tërhiqet nga një makinë.
Edhe SHBA është prekur nga moti i keq me stuhi dëbore.
Por banorët e Uashingtonit kanë përjetuar momente gëzimi në luftën me topa bore. Pjesë e kësaj tradite nuk ishin vetëm fëmijët, por edhe të rriturit dhe kafshët.
Dhjetëra prej tyre u mblodhën në Meridian Hill Park për të shijuar betejën gjigante të topave të dëborës.
Klan News