Tendencat e modës kanë qenë tejet surprizuese këtë vit! Kemi parë një stil të vetëm në veshje ose aksesorë që të “shpërthejë” e të bëhet popullor për disa muaj me radhë. Viti 2024 na çoi pas në kohë, aq sa market luksoze e përdorën ‘nostalgjinë’ si faktor kyç të produkteve që nxorrën në treg.
Çanta e vogël e Alaïa-s Le Teckel goditi në kohën e duhur! U pëlqye nga Hailey Bieber, Rihanna e Dua Lipa dhe u kthye në trend të padiskutueshëm. Madhësia kompakte, e kombinuar me një rrip të rehatshëm e bën këtë çantë një investim të gjithanshëm.

Këpucët e sheshta të markës “Miu Miu”. Kur bëhet fjalë për aksesorët, asgjë nuk e shtyn klientin të hapë portofolin më shpejt se sa kur ndihet nostalgjik. Këto këpucë në lëkurë kafe dhe kamoshi ishin ndër artikujt më të kërkuar të vitit në botë.

Palltoja Toteme me stil “country” ishte trend i vjeshtës e dimrit. Moda po shkon natyrshëm drejt një stili anglez. Hijet e ngjyrës kafe çokollatë, burgundy dhe jeshile pylli, këto ishin të gjitha ngjyra klasike të një xhakete të përditshme.

Këto sandale janë padyshim karakteristike të viteve ’90. Vera 2024 ishte sezoni kur sandalet pelte “Jelly” u rikthyen fuqishëm.

/tvklan.al