Rama takon Mitsotakis
Gjatë pushimeve në samit, Rama ka patur mundësi të takohet në prani dhe të Charles Michel dhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, një takim që duket krejtësisht i çliruar nga gjithë përplasjet që dy kryeministrat kanë patur gjatë vitit të fundit për çështjen Beleri. Betimi i këtij të fundit si eurodeputet me lejen e Drejtorisë së Burgjeve, mesa duket ka shkrirë tensionet mes dy vendeve.
Nuk ka pasur asnjë koment lidhur me këtë takim nga zyra e kryeministri, ai që Rama komentoi ishte ushqimi britanik i serviruar për liderët e pranishëm në samit…Lexo më shumë
Shumë buzëqeshje! Samiti në Oksford përmes fotove
Fillim i mbarë, gjysma e punës! Starmer tejet i kënaqur me samitin
Po të mos kishte thirrur zgjedhjet para kohe, Rishi Sunak do të ishte mikpritës i këtij samiti. E në fakt, Keir Starmer kaloi çdo pritshmëri, ai u ndje mjaft komod me kostumin e kryeministrit veshur, duke pritur liderët e 47 vendeve të Europës.
LEXO KËTU lajmin e plotë!
Ukraina e Çekia, marrëveshje për mbrojtjen dhe sigurinë
Gjatë samitit të EPC, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri çek Petr Fiala nënshkruan një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë.
Fiala e cilësoi marrëveshjen një “simbol të rëndësishëm” të partneritetit të tyre dhe theksoi se “krijon hapësira për bashkëpunim në të ardhmen”.
Kabinetet e të dy vendeve u takuan në Pragë më parë këtë javë, duke nënshkruar marrëveshje që përfshin hapjen e një fabrike të re armatimi në Ukrainë.
S’ka më gomone? Starmer: 84 mln £ për t’i dhënë fund emigracionit ilegal
Në fjalën e tij para liderëve europianë, kryeministri i sapozgjedhur britanik Keir Starmer foli edhe për emigracionin e paligjshëm, një temë e ndjeshme për vendin tonë.
Ai theksoi se qeveria britanike do bëjë çmos për të shpërbërë grupimet kriminale që merren pikërisht me këtë aktivitet të paligjshëm.
“Do të thellojmë bashkëpunimin tonë për mbrojtjen dhe sigurinë. Ne do të shkatërrojmë bandat, do të thyejmë modelin e tyre të biznesit dhe do të sigurojmë kufijtë tanë. Ne do ta bëjmë këtë, jo duke mashtruar taksapaguesit, por me zgjidhje praktike që janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Starmer.
KLIKO KËTU për lajmin e plotë!
Liderët europianë priten nga Mbreti Charles III
“Shumë të qeshura me mbretin gjatë pritjes”, kështu shkruan BBC, teksa përcjell disa foto nga takimi i liderëve europianë me Mbretin Charles III.
Pritja vjen në përfundim të takimit të katërt të Komitetit Politik që u mbajt këtë të enjte në Britaninë e Madhe…Lexo më shumë
Takimi i Ramës me Starmer, Ambasada Britanike: Miqësia mes shteteve po forcohet
Ambasada Britanike në Tiranë ka publikuar fotot e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Keir Starmer gjatë takimit të sotëm në Oksford.
“Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pati diskutime të mëtejshme sot në Komunitetin Politik Evropian #EPC në Pallatin Blenheim. Shkëlqyeshëm të shoh se si miqësia mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vazhdon të forcohet”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në “X”…Lexo më shumë
The British PM @Keir_Starmer and Albanian PM @ediramaal had further discussions today at the European Political Community #EPC at Blenheim Palace. Great to see how the friendship between the UK and Albania continues to go from strength to strength pic.twitter.com/MeOnofLq91
— UK in Albania (@UKinAlbania) July 18, 2024
Komuniteti Politik Europian, në vendlindjen e Churchill
Samitet kanë të bëjnë me simbolikën. Downing Street thotë se Komuniteti Politik Europian u mbajt në Pallatin Blenheim sepse është vendlindja e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Winston Churchill.
Pallati Blenheim, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, u ndërtua midis 1705 dhe 1722. Pallati i stilit barok ndodhet në një hapësirë prej më shumë se 2000 hektarësh tokë.
Emrin e mori nga Beteja e Blenheimit në 1704 dhe u ndërtua si dhuratë nga Mbretëresha Anne për John Churchill, Duka i Parë i Marlborough, pas fitores së tij mbi trupat franceze dhe bavareze.
Më 30 nëntor 1874, atje lindi Sir Winston Churchill. Ai i propozoi gruas së tij, Klementinës, në vitin 1908 në tempullin e Dianës në territorin e Blenheimit. Çifti kaloi 3 netët e para të muajit të mjaltit në pallat dhe në vitet e mëvonshme vazhdoi ta vizitonte me fëmijët e tyre.
Pallati ka mbetur në familjen Churchill dhe sot aty jeton Charles James Spencer-Churchill, Duka i 12-të i Marlborough dhe familja e tij.
Ndërtesa mbresëlënëse ka shërbyer edhe si një sfond për ekranin e madh, me filmat Harry Potter, James Bond dhe Mission Impossible që janë xhiruar atje.
Starmer dhe Rama flasin për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët
Downing Street tha se kryeministri britanik diskutoi marrëveshjen me Italinë për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, gjatë një bisede jozyrtare me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Pallatin Blenheim.
Ata diskutuan “çështjet e sigurisë europiane duke përfshirë emigrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri”, së bashku me mbështetjen për Ukrainën dhe “bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Po sipas këtij të fundit, dy udhëheqësit “ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.
Çfarë është Komuniteti Politik Europian?
Komuniteti Politik Europian u mblodh për herë të parë në Tetor 2022 dhe bëri bashkë liderët e 44 kombeve europiane. Ideja për samitin u zhvillua në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Një “platformë për koordinimin politik”, EPC synon “të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik” dhe “të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit europian”.
Komuniteti, i propozuar fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, nuk publikon angazhime detyruese dhe është një forum që nuk zëvendëson asnjë organizatë ekzistuese. Ai gjithashtu nuk është i lidhur me Bashkimin Europian.
Takimi deri më tani është mbajtur 3 herë: në Tetor 2022 në Republikën Çeke, në Qershor 2023 në Moldavi dhe në Tetor 2023 në Spanjë.
Takimet 2-vjetore organizohen në mënyrë alternative nga anëtarët, jo anëtar të BE-së dhe shteti anëtar i BE-së që mban Presidencën e Këshillit të BE-së.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Hungari, në Nëntor.
Në takimin e kësaj të enjteje liderët europianë diskutuan mbështetjen për Ukrainën, energjinë, sigurinë dhe demokracinë, si dhe emigrimin.
Kryeministri Keir Starmer që udhëhoqi këtë samit, synoi nxitjen e veprimeve për të siguruar kufijtë e kontinentit sa i takon emigracionit të paligjshëm. Udhëheqësit morën pjesë gjithashtu në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III.