47 krerë qeverish dhe shtetesh europiane janë mbledhur në Oksford në takimin e katërt të Komitetit Politik, mes të cilëve dhe Kryeministri Rama.
Mikpritësi i këtij takimi, kryeministri i ri britanik, Keir Starmer pas pritjes zyrtare ka drejtuar seancën hapëse së bashku me Presidentin e Ukrainës, Zelenskin pasi sesioni i parë u fokusua tek lufta në Ukrainë dhe siguria.
Sesioni i dytë u përqëndrua tek emigracioni i paligjshëm, një shqetësim për të gjitha vendet europiane.
Kjo tryezë u bashkëdrejtua nga kryeministri Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ku mësohet se kanë ndarë si histori suksesi marrëveshjen që Shqipëria dhe Italia nënshkruan në Nëntor të vitit të shkuar për ngritjen e qendrës se azilkërkuesve në Gjadër.
Tv Klan