Shkak dyshohet një defekt në sistemin elektrik të anijes
Autoritetet amerikane përllogarisin 6 të vdekur në bilancin e shembjes së urës së madhe të Baltimorës, pasi njëra nga këmbët e saj u godit nga një anije mallrash.
6 pjesëtarë të ekipit që merrej me riparimet në urë në momentin e incidentit të rëndë nuk janë gjetur ende, por ata përllogariten si viktima pasi mundësia e gjetjes së tyre gjallë është tashmë gati e pamundur.
Temperaturat e ulëta dhe koha e gjatë që ata mund të kenë kaluar nën ujë, qoftë edhe brenda një automjeti e bëjnë thuajse të pamundur mbijetesën për më shumë se një ditë.
Të 6 personat janë emigrantë nga vendet e Amerikës Latine, si Salvadori, Guatemala e Hondurasi. Në momentin e shembjes, mendohet që ata të kenë qenë duke pushuar pranë një kamioni.
Ndërkaq, hetimet e deritanishme hedhin dyshime se anija që shkaktoi incidentin e rëndë pati një difekt të rëndë në sistemin e energjisë elektrike që bllokoi plotësisht motorin. Drejtimin e devijoi pasi energjia u shkëput disa herë, duke paralizuar sistemin e kontrollit.
Tv Klan