Ngjarja e së dielës në Wisconsin, SHBA ka shënuar viktimën e saj të gjashtë pasi një fëmijë 8 vjeç ndërroi jetë. Nga kjo ndodhi mbetën të plagosur 62 persona, prej të cilëve 18 ishin fëmijë.

Jackson Sparks u godit ndërsa ecte përkrah vëllait të tij Tucker dhe skuadrës së bejsbollit. Në një faqe të GoFundMe thuhej se Jackson kishte kaluar një operacion në tru për të cilin iu desh “një mrekulli”. Vëllai i tij 12-vjeçar ka fraktura në kokë, por pritet të marrë veten.

39-vjeçari Darrell Brooks tashmë akuzohet për 6 vrasje të qëllimshme. Lotët e tij përpara jurisë nuk i prekën aspak prokurorët të cilët janë të vendosur për të ngritur akuza të tjera. Policia deklaroi se Brooks drejtoi mjetin e tij në trajtë zig-zag për të goditur sa më shumë njerëz të ishte e mundur gjatë paradës së Krishtlindjes.

Garancia për daljen e tij nga burgu është vendosur në shifrën pesë milionë dollarë për shkak të precedentëve të tij të shumtë penalë./tvklan.al