Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa një motor është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 50-vjeçari i cili po qarkullonte me biçikletë.

Ndërkohë drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje.


Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


/tvklan.al