Dy vëllezër janë vënë në pranga pasi u kapën me drogë dhe armë.
Arben F. dhe Levend F., secili në banesat e tyre respektive, kishin fshehur kanabis, pushkë, detonatorë, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Arbeni kishte kanabis e armë gjahu, ndërsa vëllai tjetër, pushkë, kapsolla detonatorë, armë gjahu dhe municion luftarak.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Arben F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje; Levend F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve./tvklan.al