Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës.

Uniformat blu njoftojnë se 62-vjeçari me iniciale L.Q. është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit që ka përplasur 62-vjeçarin është ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./tvklan.al