Më 21 Shkurt, një baba ka dërguar për mjekim në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Shkodrës 2 fëmijët e tij, përkatësisht vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Në njoftimin e Policisë thuhet se është dyshuar se fëmijët kanë pasur virozë stine. Pas mjekimit, babai së bashku me fëmijët janë larguar në banesë.
Por gjendja shëndetësore e fëmijëve është rënduar dhe të nesërmen (22 Shkurt), babai i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në repartin e Pediatrikë në spitalin e Shkodrës. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT për mjekim të specializuar.
“Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit./tvklan.al