Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz.
Bëhet e ditur se autor i ngjarjes është 58-vjeçari Y. M. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz” me të cilin ky person shkaktoi aksidentin.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz”, njofton Policia./tvklan.al