Një i mitur vetëm 2 vjeç në Kamëz ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet ditën e sotme.
Sipas asaj që bën të ditur policia, familjarët e kanë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i automjetit mbetet ende i paidentifikuar teksa ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al