Disa orë pas plagosjes me thikë në Gjirokastër, policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
29-vjeçari L.Dh. ishte identifikuar mbrëmjen e së premtes dhe ishte shpallur në kërkim pas plagosjes së 21-vjeçarit L.H. të cilin e kishte goditur me thikë.
I dyshuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Uniformat blu kanë sekuestruan edhe thikën e përdorur në ngjarje.
Ndërkohë që i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. Dh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
/tvklan.al