28-vjeçari Beqir Selamaj dyshohet nga policia se është autor i vendosjes së tritolit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ky i fundit i vrarë në verën e 2021-it në një atentat.
Ngjarja e regjistruar mëngjesin e 8 Dhjetorit në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, u zbardh nga kamerat e sigurisë që kishin kapur autorin në momentet kur shkon dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes me shpejtësi pas vendosje së tritolit.
Ai ishte i veshur më të zeza, në kokë një kapuç dhe përdor si mjet për të lëvizur një biçikletë, siç duket në pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjatë operacioni policia arriti të gjente veshjet dhe biçikletën e përdorur nga Selamaj, si dhe i sekuestroi atij edhe dy telefona celularë të cilët do t’i nënshtrohen një akt-ekspertimi me qëllim sigurimin e provave të tjera.
Policia ende nuk ka motiv për ngjarjen që fatmirësisht pati vetëm pasoja materiale, por thotë se ka dokumentuar autorësinë e 28-vjeçarit që rezulton të jetë me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.
Tv Klan