Policia e Lezhës ka arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 27-vjeçarit Alfred M. në zonën e Tales.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale E.L. Sipas policisë, plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive xhelozie.

30-vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al