Dy ditë pas plagosjes me armë të dy vëllezërve në Shkodër, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Ai është A.D. 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij M.D. 32 vjeç.
Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.
Mbrëmjen e së hënës, më 11 Janar, dy vëllezërit plagosën me armë dy të rinjtë Eduart Lekndeaj 24 vjeç dhe E. Lekndeaj 26 vjeç, vëllezër mes tyre. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit në një lokal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al