E njohim si Millie Bobbie Brown, por ky s’është emri i saj i vërtetë!
Ylli i “Stranger Things” ka zbuluar se emri i saj i artit nuk është i vërteti. Gjatë bisedës me Chris Pratt në një intervistë për Buzzfeed, aktorja u pyet për emrin e mesëm.
“Emri im i mesëm është Bonnie”, tha 21-vjeçarja?
“Millie Bobby Bonnie Brown?”, e pyeti Pratt.
“Jo Bobby, është Millie Bonnie Brown. S’ia kam thënë askujt. E dëgjuat këtu!”
Pratt ishte po aq i habitur sa të gjithë dëgjuesit. “Emri yt i mesëm është Bonnie? Po ti sapo e ndryshove në Bobby”.
“Për gjëra dhe për të qeshur”, tha ajo duke konfirmuar se është emër arti.
Duket se aktorja ka fat me inicialet që përputhen. Vitin e shkuar ajo u martua me Jake Bongiovi, djalin e Jon Bon Jovi./tvklan.al