Ndonëse vajza e saj është një nga yjet botërore dhe përfiton nga të mirat e të qenurit personazh i njohur, Tina Knowles nuk dëshiron që mbesa e saj e vogël të futet në botën e showbizit.
71-vjeçarja është nëna e superyllit Beyoncé e cila ka tre fëmijë vajzën e madhe, Blue Ivy si dhe 2 binjakë shtatë vjeç me reperin Jay Z. Kur u pyet për idenë që Rumi të ndiqte hapat e Beyoncé, ajo u shpreh: “Shpresoj që jo! Shpresoj që ajo të zgjedhë të bëjë diçka tjetër!”
Vetë nëna e këngëtares më herët ka folur për shqetësimet e saj në lidhje me ndikimin e industrisë së showbizit tek artistët e rinj.
Rumi së fundmi bëri histori në muzikë kur u shfaq në albumin e nënës së saj, Cowboy Carter, në këngën Protector. Kënga u rendit në vendin e 42-të në Billboard Hot 100, duke e bërë atë vajzën në moshën më të vogël që del në listë.
Duke vepruar kështu, Rumi theu rekordin e motrës së madhe Blue Ivy. Blue Ivy, u shfaq në turneun e Beyoncé në vitin 2019 kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe.
Klan News