Ylli i pop-it Lady Gaga duket se kohët e fundit ka vendosur që të hapë zemrën, për gjëra që ndoshta në të kaluarën kishte vendosur që t’i mbante mjaft të fshehta.
Tashmë ajo po tregohet gjithnjë edhe më e sinqertë për problemet e saj me shëndetin mendor. Duke folur për podcast-in “The interview” nga The New York Times, 38-vjeçarja foli hapur duke pohuar se për një periudhë kohe nuk ka pasur një shëndet të mirë mendor.
“5 vite më parë kisha psikozë dhe nuk isha në një kontakt të ngushtë me realitetin. Nuk dija se çfarë po ndodhte”, ka rrëfyer këngëtarja.
Gaga pranoi në intervistë se ishte në një periudhë të vështirë të jetës së saj, por njohja me Michael Polanksy transformoi ngjarjet.






“Isha në një kohë vërtet të vështirë. Por, e veçanta dhe më e bukura ndodhi kur takova partnerin tim. Kur takova Michael isha disi më e qetë, por mbaj mend fjalët që ai më tha ‘Edi që mund të jesh më e lumtur se sa je”, tregon këngëtarja.
Lady Gaga shton se përvoja e saj e tmerrshme me shëndetin mendor ishte një temë që shpesh e kishte të vështirë që ta fliste.
“Është diçka që e kam, pasur gjithmonë të vështirë ta flas. E urrej ndjenjën e përcaktuar prej saj. Më dukej si diçka prej të cilës më vinte turp. Por, tani mendoj se nuk duhet të ndjehemi të turpëruar kur kalojmë kohë të tilla. Gjithçka mund të bëhet më mirë. Kjo ndodhi edhe me mua dhe unë jam mirnjëohëse për këtë”, shton më tej Gaga.
Këngëtarja u ndal edhe tek raporti i saj me Michael Polanksy, duke thënë se ai kishte patur një ndikim shumë të madh në jetën e saj.
“Që në momentin që takova Michael ai kishte diçka që nuk e kishin të tjereët. Ishte më i sjellshëm dhe më i ngrohtë nga çdokush që kam takuar gjatë jetës sime”, përfundoi 38-vjeçarja.
Gaga dhe Polansky fillimisht dolën publikisht me lidhjen e tyre në 2019 dhe konfirmuan fejesën e tyre në korrik 2024./tvklan.al