Një stuhi tropikale që është zhvilluat mbi gjirin e Meksikës pritet të shndërrohet në një stuhi. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve stuhia tropikale “Francine” pritet të zbresë në tokë si një uragan të mërkurën duke përfshirë pjesën më të madhe të Luizianës qendrore dhe lindore.
Sinoptikanët thonë se ajo do të sjellë reshje të dendura shiu, tornado të mundshme dhe erëra të dëmshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët përgjatë brigjeve të sipërme të Teksasit dhe të Luizianës për një stuhi kërcënuese, pasi si pasojë e stuhisë niveli i ujit në zonat e banuara përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 3 metra.
Uragani pritet gjithashtu që të sjellë përmbytje të konsiderueshme. Ndërkaq disa shkolla do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe nesër në pritje të uraganit./tvklan.al