Meksika ka refuzuar një kërkesë nga administrata e Presidentit Donald Trump për të lejuar një avion ushtarak amerikan që deporton emigrantët të zbarkojë në vend. Dy avionë ushtarakë amerikanë, secili me rreth 80 emigrantë, fluturuan nga Amerika në Guatemalë të premten. Një tjetër avion C-17 thuhet se u ngrit nga Biggs Army Field në Teksas, ndërsa një tjetër C-17 u nis nga Tucson në Arizona. Por një plan për të ulur një tjetër avion në Meksikë u anulua pasi vendi refuzoi lejen.
Nuk ishte menjëherë e qartë pse Meksika bllokoi fluturimin, por tensionet midis SHBA-së dhe Meksikës, fqinjëve dhe aleatëve të vjetër, janë rritur që kur Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet e nëntorit. Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 25% mbi Meksikën në shenjë hakmarrjeje për emigrantët që kalojnë kufirin që ndajnë vendet.
Avionë të tillë janë përdorur në të kaluarën për zhvendosjen e njerëzve nga një vend në tjetrin, përfshirë në vitin 2021 gjatë tërheqjes së SHBA nga Afganistani. Pentagoni ka thënë se ushtria amerikane do të sigurojë fluturime për dëbimin e më shumë se 5,000 emigrantëve të mbajtur nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas dhe San Diego, Kaliforni.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka kërkuar të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe ka shprehur hapjen e qendrave të akomodimit për shtetasit meksikanë që janë kthyer. Por liderja e majtë ka thënë gjithashtu se nuk pajtohet me dëbimet masive dhe se emigrantët meksikanë të cilët janë jetik për ekonominë amerikane.
Klan News