Kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një dalje për mediat u shpreh se LVV fitoi, teksa shtoi se koalicioni i tyre fitues do të formojë qeverinë e re.
Kurti thotë se opozita edhe nëse bëhen bashkë nuk barazohen me Lëvizjen Vetëvendosja. Ai u shpreh se ky është një konfirmim për qeverisjen e tyre të mirë, mbarë demokratike dhe progresiste.
Albin Kurti: Falenderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në këto zgjedhje. Nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit, procedurave dhe rregullave. Falenderoj policinë për mbarëvajten e këtij procesi të rëndësihëm për lirinë. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Falenderoj edhe të gjithë votuesit e LVV të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe mbarë demokratike dhe progresiste.
Gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë ato punët që kemi nisur dhe shumë të tjera. Qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar sukseshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride ndaj koalicionit tonë me ç’rast oligarkë kanë shpenzuar para pa hesap, kanë kërcënuar punëtorët dhe kemi pasur premtimet më absurde të mundshme në këtë fushta, por përkundër të gjithave populli fitoi, fitoi LVV.
Besoj se nga rezultatet preliminare të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët dhe të tretët edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosja. Vetëvendosja fitoi dhe ecim bashkë përpara drejt qeverisë së re./tvklan.al