Prokuroria vë përballë ish-zyrtaren dhe sanitaren Rozeta Dobi

Prokuroria e Tiranës ballafaqoi këtë të mërkurë ish-zyrtaren Alda Klosi dhe sanitaren Rozeta Dobi, për akuzat që kjo e fundit ka ngritur ndaj ish-punëdhënëses.

Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

Kjo e fundit pretendon se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Sanitarja Rozeta Dobi i qëndroi të njëjtit variant gjatë dëshmisë këtë të mërkurë.

Kjo dëshmi që e çoi në pranga konsiderohet gënjeshtër nga ish-zyrtarja. Ajo ka mohuar akuzat në përballje dhe i ka thënë hetuesve se në banesë ka pasur vetëm 120 mijë euro, të marra hua nga vëllai i saj.

Për pjesën tjetër të vlerave monetare thotë se nuk ka dijeni. Si Alda Klosi dhe Rozeta Dobi ndodhen të dyja në burg

Tv Klan